SPAK është vënë sot në lëvizje për skandalin e “Pandora Papers”, ku janë të përfshirë politikanë, biznesmenë dhe kompani nga e gjithë bota.
Nga dokumentet, rezulton se është i përfshirë dhe një politikan shqiptar, për të cilin ka folur në emisionin “Open” gazetari Besar Likmeti.
Sipas tij është i përfshirë në një aktivitet por ende nuk e di nëse është i ligjshëm apo jo.
Likmeti: Mund të them që është një person i lidhur me një politikan ose një politikan. Lidhjet tregojnë jo gjithmonë se ka aktivitet të jashtëligjshëm. Nuk e dimë ose kërkojmë më shumë informacion. Nuk mund të arrijmë në përfundimin se është i paligjshëm apo jo.
Abilekaj: Na ndihmon deklarimi i pasurisë.
Likmeti: Nëse do ishte aq e thjeshtë, do e kishim publikuar.
Top Channel