Është bërë virale në rrjetet sociale një video në të cilën shihet sesi një avion i Air India ka ngecur poshtë një mbikalimi në një autostradë në New Delhi.
Ishte një gazetar i agjencisë indiane të lajmeve ANI News, ai që shpërndau pamjet në profilin e tij në Twitter. Në to shihet avioni i bllokuar keq poshtë urës.
Mjeti në fakt nuk ka qenë në fluturim, ai ishte jashtë shërbimit dhe po transportohej me një kamion, shoferi i të cilit duket qartazi se e ka llogaritur keq hapësirën që mendonte se kishte për të manovruar.
Shumë menduan se incidenti ndodhi si pasojë e fluturimit të avionit nën mbikalim, por gazetari Ashoke Raj sqaroi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ngecja e avionit ndodhi jo shumë larg aeroportit ndërkombëtar Indira Gandi.
Top Channel