Zelanda e Re ka filluar të distancohet ngavendosja e masave anti- COVID dhe nga karantinimi.
Në fakt, pasi filloi pandemia ky vend mbylli kufijtë e saj, e u raportuan vetëm 4409 raste dhe 27 vdekje.
Por me rishfaqjen e variantit Delta, numri i rasteve të reja filluan të rriten në mënyrë drastike. Varianti Delta e çoi Oaklandin drejt mbylljes së dytë.
Edhe pse për gjashtë javë pati masa të rrepta që përfshinin kufizimin e rreptë të lëvizjes, Zelanda e Re ka raportuar për 24 raste të reja.
Kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern pranoi se kufizimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultat sa i përket zvogëlimit të numrit të rasteve të reja.
“Në masë të madhe e kemi vënë nën kontroll pandeminë, por me variantin Delta, strategjia “zero COVID-19” është vështirë të ndodhë”, ka pranuar kryeministrja Ardern.
Gjithashtu theksoi se masat e rrepta të kufizimit të lëvizjes nuk kanë arritur të zvogëlojnë dukshëm numrat, e me shfaqjen e variantit Delta vetëm sa është përkeqësuar situata.
Megjithatë Ardern nuk ankohet që në 18 muaj nuk e ka ndryshuar këtë strategji, pasi ka arritur të shpëtojë shumë jetë.
“Eliminimi ka qenë i rëndësishëm sepse nuk kemi pasur vaksina, kurse tani i kemi”, ka thënë ajo.
Top Channel