Greqi/ 21-vjeçari humb betejën me covid, ishte i pavaksinuar

06/10/2021 17:35
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 21-vjeçar, i cili nuk ishte vaksinuar, por që kishte vështirësi në frymëmarrje ka ndërruar jetë, pas tetë ditësh që qëndronte i shtruar në spitalin Papanikolaou në Selanik.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mina Gaga, foli për ndarjen nga jeta të të riut si një nevojë për të rritur mbulimin e vaksinimit. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij ishte tashmë shumë e rëndë kur u shtrua në spital.

Më pas të riut iu zhvillua emboli pulmonare, një nga ndërlikimet më serioze të infeksionit covid -19 dhe infarktit të mëvonshëm të miokardit, të gjitha këto janë të lidhura drejtpërdrejt me koronavirusin.

Më pas 21-vjeçari u pranua në njësinë e kujdesit intensiv dhe u intubua, por nuk sot humbi betejën me covid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA