7 persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Mes tyre është një rast dhune, ku një 45-vjeçar është arrestuar pasi ka rrahur mbesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. M, 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij.

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
R. G, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij; E. B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. M, 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij.
Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Kavaja u bë kapja e shtetasit V. H, 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D. S, 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;
R. P, 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA