Foto ilustruese

Kontrata e re me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera vaksinë është miratuar mes debatesh të forta në Komisionin e Shëndetësisë ndërmjet ministres Manastirliu dhe kryetares së komisionit Albana Vokshi.

Sipas ministres së Shëndetësisë deri më tani 36% e popullsisë është vaksinuar me dy doza dhe afro 44% me një dozë. Por ka reaguar ashpër Albana Vokshi duke thënë se këto janë shifra të manipuluara pasi përqindjet janë përllogaritur mbi target grupet dhe jo në bazë të popullsisë.

Albana Vokshi: Materiali juaj ka shifra të manipuluara. Ju thoni se keni vaksinuar 43.8% me një dozë dhe 37.18% me të dyja dozat. Por në shifrat zyrtare të certifikuara thuhet se Shqipëria ka vaksinuar me të dyja dozat 28.3% të popullatës. Serbia 41.8%, Mali i Zi 34.6%, Kosova 30.2%, Maqedonia e Veriut 35% të popullatës së vaksinuar. Ne kemi lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën. Pra jemi të parafundit në rajon.

Ogerta Manastirliu: Në sajë të të gjitha marrëveshjeve që janë bërë nga shteti shqiptar edhe falë ndihmës së partnerëve të BE-së, janë më shumë se 2 milionë të ardhura, mbi 1.7 milionë vaksina janë kryer duke arritur një përqindje të mbulesës vaksinale të popullatës së targetuar e theksoj. Janë 36% e popullatës e vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa me një dozë janë 44% e popullatës. Ndërkohë, falë instrumentit “Covax” do të kemi edhe 400 mijë doza të tjera vaksinash.

Ndërkohë është debatuar edhe në lidhje me vdekshmërinë e lartë që ka pasur Shqipëria përgjatë dy viteve, e cila sipas Albana Vokshit dhe deputetëve të djathtë ka qenë si shkak i keqmenaxhimit në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA