Zbulimi i rrallë mbi klimën, tre shkencëtarë rrëmbejnë Nobelin në fizikë

05/10/2021 17:31

Nobeli i sivjetshëm i fizikës i shkoi tre shkencëtarëve  nga Japonia, Gjermania dhe Italia çmimi për “kontributet e tyre në të kuptuarit tonë të sistemeve komplekse fizike”.

Komiteti tha se Syukuro Manabe, 90 vjeç dhe Klaus Hasselmann, 89 vjeç, u “vendosën bazat e njohurive tona për klimën e Tokës dhe sesi njerëzimi ndikon në të”.

Ndërsa puna studimore e shkencëtarit 73 vjeçar Giorgio Parisi bëri të mundur “kuptimin dhe përshkrimin e shumë fenomeneve që gjejnë zbatim jo vetëm në fizikë por edhe në fusha tjera siç është matematika, biologjia, neuroshkenca dhe inteligjenca artificiale”.

Nobelin e Fizikës një vit më parë e morën tre shkencëtarë për zbulimet e tyre të avansuara në lidhje me vrimat e zeza. Çmimet e tjera te sivjetshme për Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi do të ndahen gjatë ditëve në vazhdim. Fituesit do të ndajnë shpërblimit prej rreth 1.1 milionë dollarë.

Industrialisti suedez Alfred Nobel i themeloi çmimet në testamentin e vet, të shkruar një vit para vdekjes së tij në 1896.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA