Dashamir Xhepa

Dashamir Xhepa është dënuar me burgim të përjetëshëm ditën e sotme për vrasjen e kunatës së tij Liri Xhepa në vitin 2019.

Liri Xhepa u gjet e  masakruar në afërsi të Liqenit të Sharrës. Në trupin e viktimës kishte shenja të cilat mendohen se mund të jenë bërë më mjete të forta si dhe tre plumba. Njërin e kishte marrë në kokë dhe dy të tjerët në pjesë të ndryshme të trupit.

Familjarët e viktimës  thanë se 49-vjeçarja ishte e ve prej 15 vitesh: “Ishte grua e sjellshme, e mirë, unë i kam njerëzit e mi ata… I ka vdekur burri para 15 vitesh dhe ishte grua e lartë. Punonte tek çanta në Kombinat”.

Lirie Xhepa ishte nënë e 4 fëmijëve. Prej vitesh ajo banonte me dy djemtë e saj. Më i madhi ndodhet në Londër, ndërsa djali i dytë ndodhet në burg për arsye që ende nuk dihen.

Mes viktimës dhe autorit mendohet se ka patur një lidhje intime, e cila mund të jetë bërë shkak për vrasjen në këtë ditë të Shën Valentinit.

NJOFTIM PER MEDIAN

 Në datë 14.02.2019 në Tiranë, në fshatin Sharrë, pranë Liqenit në Kombinat është gjetur trupi i pajetë i shtetases Liri Xhepa. Për këtë vrasje është akuzuar kunati i saj, shtetasi me inicialte D.XH.Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvillua gjykimin lidhur  me çështjen penale me të pandehur D.XH, akuzuar për kryerjen e veprës penale “ Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” dhe Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyesedhe i municionit”, parashikuar nga neni  79/c dhe 278/1  të Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  me vendimin nr. 116, datë 21.01.2021 ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehuri D.XH dhe dënimin me burgim të përjetshëm.  Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri D.XH, i cili kërkoi pafajësi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 437datë 05.10.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr.116, datë 21.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA