Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke e siguruar 5 milion vakisna deri në 2022.
“Jemi krenar për vaksinimin pasi kur ne kemi nisur vaksinimin një pjesë e vendeve në Ballkan, nuk kishin akoma asnjë vaksinë. Në vitin 2022 do paguajm 30 milion dollarë për të vazhduar marrjen e vaksinave. Jemi një vend me përqindje të lartë në rajon që kemi vaksinuar qytetar me 2 doza. Detyra e qeverisë shqiptare është që të sigurojë vaksinat që dhe ne të arrijmë planin dhe qeveria shqiptare e ka bërë dhe do vijojë ta bëjë. Tani kemi siguruar mbi 2 milion doza vaksine, deri në fund të vitit arrijmë 3 milion doza dhe deri vitin e ardhshëm janë 5 milion doza vakisne të siguruara. Pra ne jo vetëm kemi siguruar 4.4 milion doza për popullatën target, por deri vitin e ardhshëm do sigurojmë mbi 5 milion vaksina, për të vijuar edhe me skenarët e tjerë”, deklaroi Manastirliu.
Top Channel