Qytetarët shkodranë janë ngritur ditën e sotme në protesta për rritjen e çmimeve.

Janë të moshuarit ata që kanë ngritur zërin më shumë.

Rritja e çmimeve në tregun ushqimor  nuk ka përfunduar ende, listës së produkteve që do të kushtojnë më shtrenjtë do t’i shtohet edhe uji i pijshëm.

Kostot e jetës së shqiptarëve gjatë vitit 2021 janë më të larta, pasi përveç produkteve të shportës konsumatori po paguan më shtrenjtë edhe karburantin.

Edhe çmimi I frutave dhe perimeve që prodhohen në vend pritet të kushtojnë më tepër, pasi sipas kreut të Shoqatës së Prodhuesve Shqiptar, Arben Shkodra çmimi i imputeve bujqësore do të rritet shkak për shkak të ndryshimit të çmimit të karburantit në rang botëror.

Shqiptarët po paguajnë për shumë për bukën dhe produktet e tjera të miellit, për qumështin dhe nënproduktet e tij, për energjinë elektrike dhe naftën, që është ndër më të shtrenjtat në rajon.

Top Channel ka raportuar ditë pas ditë për rritjet abuzive të çmimeve. Kompanitë e miellit rritën abuzivisht çmimet, duke ndikuar te shtrenjtimi i bukës. Po kështu kriza energjetike që ka prekur gjithë Evropian rrezikon dhe vendin tonë dhe ne pritet të paguajmë më shumë fatura.

Shqiptarët sot paguajnë disa herë më shumë për blerjen apo marrjen me qira të shtëpive dhe mobilimin e tyre, për shkak të shtrenjtimit të lëndës së parë në fabrika.

Rrogat dhe pensionet nuk rriten, që do të thotë s ne duhet të kursejmë gjithnjë e më shumë e të heqim dorë nga disa produkte apo shërbime të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA