Grumbullimi i 45 fëmijëve të fshatit Plasë për të bërë mësimin e fillores në klasa kolektive ka hasur në kundërshtinë e prindërve çka ka bërë që ata prej dy ditësh të braktisin mësimin.
Ndryshe nga sa ndodh në fshatra të tjerë ku numri i nxënësve që detyrohen të bëjnë mësim në klasa kolektive është tepër i ulët, në këtë fshat janë 45 nxënës që preken nga ky vendim e që prindërit refuzojnë ta pranojnë pasi sipas tyre do të ulë cilësinë mësimore.
Pas largimit të 5 nxënësve nga shkolla 45 fëmijët duhet të ndahen në 2 klasa kolektive pasi mësuesit nuk e plotësonin dot normën e nevojshme por prindërit kanë protestuar dhe kërkojnë një zgjidhje tjetër për fëmijët.
Vitin e kaluar kanë qenë 50 nxënës në 5 klasa të ciklit fillor, ndërsa këtë vit janë 45 të tille.
Edhe pse ata i janë drejtuar zyrës arsimore të Maliqit për këtë problematikë kjo e fundit nuk ka mundur të sigurojë një zgjidhje ndërsa fëmijët prej 2 ditësh nuk shkojnë në mësim.
Top Channel