Përplasen dy makina në Milot-Rrëshen/ Plagosen 4 persona, transportohen në spitalin e Traumës

05/10/2021 17:54

Katër persona janë plagosur nga një aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Rreth orës 16:55, një automjet tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford” dhe për pasojë  të lënduarit janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA