Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic u përplas verbalisht në distancë me kryeministren serbe, Ana Bërnabic.
Kreu i shteti kroat iu referua një deklarate të saj se ajo nuk është kryeministre e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, në një kundërpërgjigje ndaj Milanovicit që kishte thënë më herët se është president edhe i kroatëve në Bosnjë.
“Nuk i dëgjoj fare deklaratat e kryeministres serbe, të sajat ose apo te ndonjërit prej heronjve të epokës së keqe”, është shprehur ai. “Ne jemi në Bashkimin Europian, ata nuk janë. Nëse vazhdojnë kështu, pyetja është se kur do të ndodhë një gjë të tillë”, tha plot ironi Milanovic kur iu kërkua të komentonte pohimet e shefes së ekzekutivit serb.
Bërnabic ishte ankuar përpara për deklaratën e tij, të cilën e quajti të pabesueshme dhe u shpreh e çuditur që për këtë, nuk pati reagime nga Bashkimi Europian…
Top Channel