Ndërhyrja e IKMT në Jalë ka krijuar tensione mes përfaqësuesve dhe banorëve.

Banorët kanë shprehur mallkime kundrejt kryeministrit Edi Rama dhe lot për pronat që po shemben.

Forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

Banorët pretendojnë se IKMT ka kryer shkelje ndërsa nga ana e përfaqësuesve të IKMT cilësohet se këto prona që po shemben sot janë ndërtuar për të dytën herë brenda pak vitesh.

Banorët pretendojnë se kanë një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë që tregon se nuk duhen shembur këto prona.

Ndërsa nga ana e IKMT pretendohet se vendimi është hedhur poshtë nga Apeli dhe është dhënë e drejta e shembjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA