Rritja e paralajmëruar e çmimit të energjisë elektrike ka bërë që qytetarët nëpër rrjete sociale po bëjnë thirrje për zhvillimin e një proteste ditën e mërkurë më 6 tetor në orën 17 në Tiranë. Një prej personazheve publike që ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe që po u bën thirrje edhe qytetarëve të tjerë të mblidhen është edhe aktori i Portokallisë, Florian Binaj.
Florjan Binaj: Prej 30 vite po bëhen eksperimente me popollin, deri sa mban. Është si eksperimenti me pulën. Po e fute në ujë të nxehtë, kërcen pula, por po e ngrohe ujin ngadalë, ajo zjen avash-avash dhe nuk e kupton. Ne jemi në prag të kësaj gjëje, sepse rritja e çmimit të bukës, artikujve të shportës, gazit, naftës, ujit, energjisë, po I mbyt gjithë shtresat e shqiptarëve. Protestës do t’i bashkohen shumë shqiptarë që jetojnë jashtë, jo se preken direkt, por për të na ndërgjegjësuar që duhet te çohemi. Ta bëjmë siç u çuam për armët bërthamore, studentët për tarifat, prindërit së fundi për mësimin me turne dhe orët gjysmake. Me ne po eksperimentohet dhe kemi një qeveri që vetëm na jep lajmet dhe nuk jep zgjidhje. Gjej momentin t’u them gjithë partive politike, të na qëndrojnë larg, sepse nëse jemi në këtë pikë, jemi për shkak të të gjithëve ju së bashku.
“Do të marr pjesë , se po mbytemi, na morën shpirtin. Me një pension 130 mijë lekë, hajde dhe paguaj drita, ujë, ilaçe, bukë. Ne jemi për revolucion”.
“80 mijë lekë drita paguajmë pa u rritur, ku do ta çojnë më?”
“Patjetër që do të jem në protestë, por pa politikanët, ata të na rrinë larg.”
Top Channel