Një anije e Marinës turke ka shtyrë një anije kërkimore greko-qipriote e cila sipas Ankarasë, kishte shkelur shelfin e saj continental në Mesdhe.
Agjensia e lajmeve Anadolu citon ministrinë turke të mbrojtjes të pohojë se administrata greko-qipriote kishte lëshuar një Navtex, një mesazh paralajmërues lundrimi për aktivitet kërkimor në një zonë e cila përfshinte dhe shelfin continental të Turqisë.
Kjo e fundit u përgjigj duke i thënë se akvititeti duhet të ishte koordinuar me Ankaranë, e jo thjesht të vihej përpara faktit të kryer. Pavarësisht paralajmërimeve për të mos shkelur aty, anija kërkimore Nautical Geo tentoi të kalonte. Ajo fillimisht u paralajmërua nga marina turke, por pasi vazhdoi lundrimin, atëherë u shty jashtë shelfit kontinental.
Turqia, vendi me vijnë më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor, nuk i pranon pretendimet e administrates greke dhe greko qipriote për kufijtë detare, për të cilat thote së janë të ekzagjeruara dhe shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe të Qipros turke.
Top Channel