52-vjeçari, që ishte drejtuesi i mjetit ‘Ford’ dhe u përfshi në aksident pasditen e sotme, ka ndërruar jetë.
Në aksin Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë morën dëmtime 4 persona, një prej të cilëve ka ndërruar jetë.
“Në vijim të informacionit paraprak, ju informojmë se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin”, njofton policia.
Pak më herët policia njoftoi: “Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel