Zbuluan receptorët e temperaturës trupore, kush janë fituesit e Nobelit në mjekësi

04/10/2021 15:13

Çmimi Nobel në fushën e fiziologjisë ose mjekësisë për këtë vit iu dha shkencëtarëve amerikanë David Julius dhe Ardem Patapoutian për zbulimin e bërë receptorëve për temperaturën dhe prekjen.

Fituesit u shpallën nga Thomas Perlmann, sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Nobelit, që tha se Julius përdori kapsaicinën, një përbërës aktiv i specaver të Kilit, për të identifikuar sensorët nervorë që lejojnë lëkurën t’i përgjigjet nxehtësisë.

Patapoutian gjeti sensorë të veçantë të ndjeshëm ndaj presionit në qelizat që i përgjigjen stimulimit mekanik, shtoi ai.

“Ky vërtet që rrëzon misterin e një sekreti të madh të natyrës. Është diçka vendimtare për mbijetesën tonë, ndaj përbën një zbulim shumë të rëndësishëm e të thellë”, tha Perlman. Çmimi prestigjioz vjen me një medalje ari dhe 10 milion korona suedeze ose mbi 1.14 milionë dollarë.

Vitin e kaluar, Nobelin e mjekësisë e morën Harvey J. Alter dhe Charles M. Rice nga Shtetet e Bashkuara dhe Michael Houghton të Britanisë për “zbulimet e tyre thelbësore” në identifikimin e virusit të Hepatitit C.

Të tre shkencëtarët “kanë dhënë një kontribut themelor në luftën kundër hepatitit të transmetuar nga gjaku, një problem i madh global shëndetësor që shkakton cerozën dhe kancerin e mëlçisë”, u shpreh komisioni i Nobelit në një deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA