Vizatoi profetin Muhamed si qen, karikaturisti vdes në aksidentin e çuditshëm 

04/10/2021 12:42

I shpëtoi vdekjes nga duart e ekstremistëve, por ajo i erdhi në formën e një aksidenti rrugor. Karikaturisti suedez Lars Vilks, i cili e kishte vizatuar profetin Muhamed si qen, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, thonë mediat lokale.

Vilks po udhëtonte me një makinë civile policie kur u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd në Suedinë jugore. Dy policë vdiqën gjithashtu dhe shoferi i kamionit u dërgua në spital.

75 vjeçari jetonte nën mbrojtjen e forcave të rendit për shkak se kishte marrë kërcënime me vdekje pas publikimit të vizatimit polemizuese dhe i kishte shpëtuar per fije dy atentateve.

Karikatura, e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë myslimanë që e konsiderojnë paraqitjen vizuale të Profetit si blasfemi. Botimi i saj erdhi një vit pasi një gazetë daneze publikoi karikaturat e Profetit.

Një deklaratë nga policia tha se ishte ende e paqartë se si ndodhi përplasja, megjithatë sipas ende, në këtë fazë fillestare të hetimit nuk kanë gjetur prova që të tregojnë se dikush tjetër ishte përfshirë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA