Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje me skype në emisionin Open në Top Channel tha se kompanitë offshore nuk krijohen as nga politikanët, as nga kriminelët por nga korporatat.
“Paratë merren kesh sepse transaksioni bankar lë gjurmë dhe asnjë nuk ka interes të lërë gjurmë indirekte. Në tërësi kjo parajsa fiskale, ka përfituar Shqipëria apo është dëmtuar. Dikur këta mbretërit e Jordanisë apo vendeve arabe t’i kishin sjellë në Shqipëri hajt mo edhe mund t’i diskutonim. Çështja është që Shqipëria nuk përbën interes investimi qoftë për subjektet e korruptuara ata të pastrimit të parave qoftë për evazion fiskal. Danimarka ka taksa shumë të larta, ata do vinin me kompani offshore në Shqipëri. 90% e subjekteve që kanë ndërtuar kompani nuk janë politikanët apo kriminelët por janë korporatat. Ata nuk vijnë në Shqipëri, nuk ka përfituar ndonjë gjë më të më të madhe”, tha Spahiu.
Në lidhje me politikanin e përfshirë në skandalin e “Pandora Papers”, ai tha se edhe sikur emri të dalë, pastrimi i parave nuk do të aprovohet dhe çështja do jetë nul.
“Mendoj që do jetë nul, s’do ketë asnjë mundësi për të provuar. Ne nuk kemi një kuadër, një ligj që ndalon kompanitë offshore. Nëse ai subjekti nuk ka lidhje me atë tender nuk ka shkak pasojë”, tha ai.
Superskandali i Pandora Papers nuk ka lënë pa prekur as Shqipërinë. Investigimi i një konsorciumi ndërkombëtar gazetarësh investigativë dhe një grupi prej 150 mediesh zbuloi lidhjet e 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën me llogaritë offshore.
Top Channel