Skandali i radhës! Pasi pronës publike iu gjet pronari, zbulimi arkeologjik në Durrës mbulohet sërish me dhè

04/10/2021 10:33

Këtë mëngjes ka nisur mbulimi me dhè i zbulimit arkeologjik në lulishten para filialit të postës në Durrës.

Ndërsa grupi i arkeologëve kishte nisur të dokumentonte gjetjet dhe vijonte më tej me gërmimin, është detyruar të braktisë punën dhe gjithçka të groposet!

Ky vendim vjen pas reagimit të Komunitetit Mysliman, Myftinisë Durrës që i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës të ndërpresë sondazhet pasi gërmimet me qëllim kërkimin shkencor po kryhen në një tokë private.

Grupi i arkeologëve është kujdesur që të kryejë procesin e konservimit para se fadroma të mbulojë gjithçka me dhe.

Kjo nuk është hera e parë që zbulim i rëndësishëm arkeologjik, që mund të shndërrohej në atraksion turistik, fshihet nën dhè. Më herët, e njëjta procedurë u ndoq te ish-Lulishtja dhe te parku sportive, në qytetin bregdetar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA