Dy persona janë arrestuar nga policia në Shkodër pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Njëri prej tyre, 23 vjeç, i identifikuar me inicialet R.L., banues në lagjen Skendërbeg, Shkodër, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 15.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
Ndërsa nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, falë kontrolleve të shtuara, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Marjan Marku 36 vjeç, banues në fshatin Shllak, Shkodër, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel