Reja gjigante i drejtohet qytetit/ Shkarkesa të tmerrshme elektrike

04/10/2021 12:31

Pamjet e realizuara me dronë treguan sesi një re gjigante i afrohet qytetit Australian të Sydney-it, teksa autoritetet lëshuan një njoftim për mot ekstrem dhe rrufe të mëdha.

“Një tsunami resh” e kanë quajtur ata paralajmëruesin gjigant të stuhive, shirave të rrëmbyer dhe erërave të furishme që kërcënon zona të tëra të Australisë, pamjet e të cilit janë tmerruese.

Australianët janë paralajmëruar për stuhi të fuqishme “superqelizore” , apo stuhi të forta rrotulluese sic njihen ndryshe. Të njohura ndryshe edhe si “stuhitë perfekte”, me rryma të befta ngjitëse e zbritëse e reshje të bollshme, ato mund të përmbajnë disa vorbulla ajri pasi era rrotullohet rreth një qendre e sjelli, ndërsa sjellin dhe shkarkesa të forta elektrike.

Metereologët parashikojnë po kështu dhe reshje breshëri gjigant dhe erëra te dhunshme. “Dhe ky është vetëm fillimi”, tha Jackson Browne i zyrës australiane të metereologjisë; ky i gjithi ka për të qenë një sezon mjaft aktiv”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA