Serat me domate të fermerëve në Berat dhe Fier këtë vit do të prodhojnë më pak domate.
Fermerët thonë se cilësia e dobët e fidanit kësaj herë prodhimin shqiptar do ta mbaj larg eksportit. Kokrrat e domates kalben para procesit të pjekjes. Për të shpëtuar prodhimin eksperti i mbrojtjes së bimëve Ejup Cota, thotë se çdo farë apo fidan që del në treg duhet të pajiset me një certifikat që të garanton cilësinë dhe origjinën.
EJUP COTA, ENTOMOLOG: ” Teknologjia e kultivimit të fidanëve është specifike për çdo varietet. Pra ti nuk mund të zbatosh të njëjtën teknologji për çdo varietet. Kanë teknologjinë e vet që nga momenti i përzgjedhjes së farës, përdorimi i dozës së plehrave dhe mënyrës së ujitjes , pra duhet një përkujdesje si një bebe. ”
Për të garantuar prodhim cilësor, entomologu Ejup Cota thotë se cdo far apo fidan të prodhimit buujqësor duhet të shoqërohet më një etiketë informuese ku në të të tregojë mënyrën e kultivimit të atij varieteti.
EJUP COTA, ENTOMOLOG: ” Në radhë të parë duhet përzgjedhja e farës së duhur dhe mbi të gjitha bashkëshoqrimi i etikes që tregon teknologjinë e çdo produkti. ”
Edhe pse fermerët prej tre javësh nga ministria e bujqësisë kërkojnë të mësojnë fajtorin e këtij prodhimi jashtë standardit deri më tani institucioni përgjegjës nuk ka reaguar.
Top Channel