Gazetarja Aleksandra Bogdani e ftuar në emisionin Open në Top Channel dha detaje për “Pandora Papers” , skandalin që ka prekur të gjithë botën.

Ajo theksoi se burimi ka qenë anonim, pasi një person kontaktoi me median dhe dha informacionet.

Sipas Bogdanit, nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni nga 600 gazetarët që u morën me dosjet.

“Burimi është anonim, të dhënat ofshore jo gjithmonë tregojnë se ka shkelje ligji, por fokusi jonë janë persona të lidhur me politikanë, ose politikanë, që janë në pushtet, sa morale dhe sa problem është qarkullimi i parasë. Në rastin e Panama Papers, një personazh kontaktoi median, por nuk mundën t’i përpunonin dot vetë të gjitha. Dy gazetarët e një gazete shumë të madhe në Gjermani thanë hajde punojmë t’i shërbejmë interesit publik. Rrjedhja këtë herë është shumë më e madhe se sa Panama Papers. 12 zyra në vende të ndryshme të botës, por puna vijon. Qëllimet mund të jenë të ndryshme, por sa transparente është media në verifikimin e tyre. Janë mediat më prestigjioze të botës. Gazetarët kanë për detyrë të masin opinionin publik. 

“Kemi shkëmbyer dokumente për të verifikuar nëse ato të dhëna kanë lidhje, kemi publikuar një shkrim pasi arritëm të kemi një interes. Me sa jam në dijeni ka disa kompani. E rëndësishme është që të dhënat të kenë një interes publik. Shkrimet kryesore bëhen në fillim se ka me javë të tëra që po punohet. Ka disa muaj dhe kjo ka ndodhur vazhdimisht, kur ka një kod bashkëpunimi, koordiniohet edhe koha e publikimit dhe fakti se askush nuk duhet të thotë se çfarë kam unë në duar. Nuk ka pasur rrjedhje nga 600 gazetarët në të gjithë botën”, tha Bogdani.

Superskandali i Pandora Papers nuk ka lënë pa prekur as Shqipërinë. Investigimi i një konsorciumi ndërkombëtar gazetarësh investigativë dhe një grupi prej 150 mediesh zbuloi lidhjet e 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën me llogaritë offshore.

Një hulumtim i thjeshtë në faqen që ka publikuar të dhënat tregon se një politikan shqiptar ka fshehur pasuritë e tij jashtë kufijve duke investuar përmes parajsave fiskale, por emri i tij nuk behet publik. Po kështu, zbulohen të dhëna të 27 mijë kompanive, 13 nga të cilat në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA