Mbi një dekadë nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe thuajse po aq nga fillimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes saj dhe Serbisë, konflikti i ngrirë Prishtinë-Beograd nuk është zgjidhur.
Momente tensionesh që ngrenë herë pas here krye, si ai i bllokimit të dy pikave kufitare në veri të Kosovës nga serbët lokalë për shkak të përpjekjes për reciprocitet të targave, dëshmuan qartë se sa lehtë është rindizet sërish kjo fuçi e fjetur baruti. BE-ja arriti që me ndërmjetësimin e saj t’i detyronte palët të gjenin gjuhën e kompromisit për një marrëveshje, e cila në thelb megjithatë jep vetëm një zgjidhje të përkohshme të problemit.
Tre vjet më parë, në një raport që mbetet aktual edhe sot, një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, ‘think tank-esh’ dhe akademikë nga Serbia, Kosova e BE-ja, të bërë bashkë nga German Friedrich-Ebert-Foundation hartuan katër skenarë afatgjatë të mënyrave sesi mund të evoluojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi deri në 2035-ën.
Top Channel