Kavajë/ Arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte lënë në burg për kryerjen e dy veprave penale

04/10/2021 12:23

Policia e Kavajës ka bërë të mundur arrestimin e një 36-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. C,  36 vjeç, banues në Kavajë”, njofton policia.

Policia bën me dije se 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka vendosur në mungesë masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat e mësipërme penale.

Raportohet se në datën 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë, 36-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA