Kanarie/ Llava “ngre” ishullin, ekspertët: Një piramidë po del nga deti

04/10/2021 12:35

Instituti gjeologjik spanjoll publikoi regjistrimet e një droni mbi zonën në la Palma ku aktiviteti vullkanik ka vazhduar prej ditësh.

Në videon që zgjat mbi 3 minuta, shihet sesi llava ka arritur të ndryshojë hartën e ishullit, i cili ka fituar tani 50 metra lartësi dhe 320 gjerësi. Grupi i shkencëtarëve e ka quajtur “ një depozitë që vazhdon të rritet”.

“Është një lloj piramide që po rritet në det”, thonë ata. Ende askush nuk mund të afrohet aty për shkak se mbetet mjaft i larte rreziku nga gazet toksike, të cilat u shkaktuan në momentin që llava me temperaturë 1.000 gradë preku detin.

Rrugëtimi i rreth 50 milionë metra kub magmë drejt ujit ishte i paparashikueshëm. Pasi niveli i saj ra për disa ditë, të dielën u shtua përsëri, dhe llava e rriti shpejtësinë e lëvizjes.

Shpërthimi më i hershëm vullkanik i regjistruar në La Palma ndodhi në vitin 1430, sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll (ING). Në vitin 1971, një person humbi jetën teksa po fotografonte pranë rrjedhës së lavës, por asnjë pronë nuk u dëmtua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA