I vihet zjarri fushës së mbetjeve në Vlorë/ Flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vështirësi për shuarjen e tyre

04/10/2021 11:38

Zonës së vendmbeturinave urbane të qytetit të Vlorës i është vënë flaka dhe zjarri vijon ende në këto momente.

Sikurse shihet edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes për shuarjen e tyre kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse nga Bashkia e Vlorës, por edhe punonjës së firmës së pastrimit ndodhen në terren.

Raportohet se fikja e flakëve sa vjen e vështirësohet për shkak se fusha e mbetjeve është shumë e madhe dhe zjarri përhapet me shpejtësi.

Mësohet se tymi ka përfshirë një territor të konsiderueshëm të lagjes Kushtrimi, por dhe të fshatit Nartë.

Sipas nënkryetares së bashkisë, Aulona Veizi, zjarri është i qëllimshëm dhe është vënë nga banorët e zonës. “Është e vështirë për t’u fikur, duhet punë, duhen mjete, jemi në një situatë emergjence”, thotë ajo.

E pyetur për landfillin dhe nevojën emergjente që qyteti ka për të, Veizi thotë se “tani jemi në një emergjencë të madhe, s’ka kuptim të flasim për të”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA