Një shtetas irakian 34 vjeç është arrestuar prej anti terrorit grek në akuzën se është anëtar i ISIS

Sipas policisë greke,autoritetet u njoftuan prej kolegëve të tyre francezë dy ditë më parë,se shtetasi irakian kishte marrë pjesë në formacionet e Isis në Irak dhe Siri.

Menjëherë shërbimet sekrete greke e shpallën në kërkim,dhe mundën ta identifikojnë dhe ta vënë në pranga në qendër të Athinës, paraditen e së hënës.

Agjentë të shërbimeve greke po kërkojnë në banesat e qendrës për të gjetur banesën dhe bashkëpunëtorët e tij,pasi që prej momentit që u vu në pranga,nuk ka pranuar të bashkëpunojë me autoritet dhe nuk ka treguar asgjë për çka është pyetur

Ai ishte babai i 4 fëmijëve të mitur dhe në dy raste i është refuzuar azili në Greqi.

34 vjeçari është anëtar i një grupi që akuzohet për ekzekutime mostruoze në Rraka dhe Musul. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA