Rritja e çmimeve në tregun ushqimor nuk ka përfunduar ende, listës së produkteve që do të kushtojnë më shtrenjtë do t’I shtohet edhe uji pijshëm.
Kostot e jetës së shqiptarëve gjatë vitit 2021 janë më të larta, pasi përveç produkteve të shportës konsumatori po paguan më shtrenjtë edhe karburantin.
“ Uji do të kushtojë më shumë pasi në botë është rritur çmimi I plastikës dhe karburantit, për pasojë transporti do të ndikojë në rritjen e çmimit të ujit të pijshëm“ , tha Arben Shkodra, nga Shoqata e Prodhuesve.
Edhe çmimi I frutave dhe perimeve që prodhohen në vend pritet të kushtojnë më tepër, pasi sipas kreut të Shoqatës së Prodhuesve Shqiptar, Arben Shkodra çmimi i imputeve bujqësore do të rritet shkak për shkak të ndryshimit të çmimit të karburantit në rang botëror.
“ Ne nuk prodhojmë vetë impute bujqësore dhe as fabrika plasmani nuk kemi. Ne varemi nga importi dhe çmimi I karburantit dhe plastikës është rritur në bursë. Ushqimet do të na kushtojnë më shumë“ , tha ai.
Fermerët e vegjël po e braktisin bujqësinë pasi ata nuk subvencionohen nga shteti. Sipas të dhënave nga INSTAT vetëm në tre mujorin e dytë të këtij muaji bujqësia humbi 29.800 punonjës. Për pasojë industria e përpunimit të qumështit dhe mishit I drejtohet importit. Sipas ekspertit të bujqësisë Ndoc Fasllia, nëse bujqësia do të mbështetej ushqimet e shportës do të kushtonin më lirë.
“ Ne prodhojmë çdo vit e më pak, pasi fermerët dhe bujqësia nuk mbështet. Nga ana tjetër ushqimet e shportës kushtojnë më shumë pasi ne varemi nga tregjet botërore nga importi. Nëse para e BE për bujqësinë do të shkonin tek fermeri dhe jot e pikat e grumbullimit atëherë do të kishim më tepër prodhim dhe shqiptarët do të hanin më lirë”, tha Ndoc Fasllia, ekspert bujqësie.
Top Channel