Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi/ Autori i zuri pritë në një bar kafe, ishte veshur me…

04/10/2021 09:36

Një shqiptar, 38-vjeç, u ekzekutua me plumb në kokë, mbrëmjen e djeshme në Athinë, ngjarje e cila u cilësua si përplasje mes bandash.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptari u qëllua për vdekje nga një person i panjohur, i cili i kishte zënë pritë, në një kafene në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur mori plumba në kokë dhe bark. Ai u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin Evangelismos, por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Një dëshmitar okular, duke folur për protothema.gr, zbuloi se autori i vrasjes kishte veshur një xhaketë gri dhe kishte hipur në një makinë po ashtu gri.

Zona pas incidentit u rrethua nga forca të forta policie, ndërsa autoritetet u vunë në kërkim të provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

deshmitari okular

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA