Prej më shumë se 4 orësh, përdoruesit në mbarë botën nuk mund të komunikojnë përmes Facebook, Instagam dhe Whatsapp. Si të mos mjaftonte kjo, problemi u shfaq që në mëngjes kur punonjësit e kompanisë Facebook nuk futeshin dot në ndërtesë.
Arsyeja ishte se ishin bllokuar kartat e tyre të identitetit, shkruan gazetarja e “New York Times” në Twitter.
“Sapo bisedova me dikë që punon në ‘Facebook’, i cili më shpjegoi se punonjësit nuk mund të futeshin në ndërtesë mëngjesin e sotëm për të vlerësuar shkallën e ndërprerjes, pasi kartat e identifikimit në hyrje gjithashtu nuk u kanë punuar”, ka shkruar gazetarja e NYT, Sheera Frenkel.
Ndërkohë nga Facebook ka reaguar në lidhje me bllokimin e rrjeteve sociale përmes një njoftimi në Tëitter: “Jemi të vetëdijshëm që disa persona po kanë probleme me qasje në aplikacionet tona. Po punojmë që gjërat t’i kthehen normalitetit dhe kërkojmë falje për këtë”.
Tri aplikacionet që janë në pronësi të themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg, veprojnë në një infrastrukturë të përbashkët, kanë dalë jashtë funksionit rreth orës 17:00.
Top Channel