Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger kanë pësuar një defekt këtë pasdite duke ndaluar përkohësisht së funksionuari.
Sipas faqes së njohur DownDetector, problemet filluan rreth orës 16:44 dhe po ndikojnë tek të gjithë përdoruesit globalisht. Të treja platformat kanë mbi 3 miliardë përdorues aktivë.
Të treja kompanitë zotërohen nga Facebook dhe veprojnë mbi të njëjtën platformë. Përdoruesit e rrjeteve sociale që donin të aksesoheshin në to kanë marrë mesazhin: “Diçka shkoi keq. Jemi duke punuar për të rregulluar problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”
Andy Stone një zëdhënës i Facebook, në një status në Twitter e ka pranuar problemin dhe është shprehur se është duke u punuar për t’i rikthyer rrjetet sërish.
Faqja zyrtare e Instagramit dhe e WhatsApp-it gjithashtu kanë reaguar në Twitter duke i bërë thirrjeve përdoruesve të bëjnë durim.
Kompania është shpesh e fshehtë për shkaqet problemeve të kësaj natyre dhe nuk ka tendencë t’i shpjegojë ato edhe pasi janë rregulluar. Në vitin 2019, për shembull, Facebook pësoi një nga rëniet më të mëdha të sistemit në vite dhe më pas u justifikua duke thënë se kishte “shkaktuar një problem” gjatë “operacioneve të mirëmbajtjes rutinë”.
Në një transkript të rrjedhur të botuar në The Verge në 2019, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg vëren se ndërprerje të tilla janë një “punë e madhe”. Çdo problem shpesh mund t’i bëjë njerëzit të fillojnë të përdorin konkurrentët në vend të kësaj, dhe vuri në dukje se mund të duhen “muaj” për të fituar besimin dhe për t’i kthyer njerëzit në platformat e Facebook – nëse ata kthehen fare.
Top Channel