Ulja e TVSH sjell humbje/ Ekspertët: Nuk çon gjithnjë në ulje çmimesh, luftoni evazionin

03/10/2021 20:01

Politikat sociale duke përdorur taksat mund të jenë një orientim i gabuar ekonomik sipas ekspertëve.

Propozimi më i fundit i Partisë Demokratike për të ulur TVSH-në e produkteve të shportës në 6% mund të jetë më shumë në dëm të buxhetit dhe jo automatikisht dërgon në ulje çmimesh.

Ky model ka dështuar njëherë sipas ekspertit Eduart Gjokutaj me përjashtimin që qeveria socialiste i bëri nga TVSH-ja bizneseve me xhiro deri në 10 milionë lekë:

Nuk kemi pasur deri më sot ulje çmimesh edhe pse bizneset me xhiro 10 milionë lekë u përjashtuan nga skema e TVSH-së. Në bar-restorante, markete të vogla apo dyqane nuk kemi pësuar një ulje çmimesh, shembull i qartë se politika fiskale nuk funksionoi edhe kur këto biznese u përjashtuan nga TVSH-ja”, thotë një qytetar.

Për periudhën 2015-2019 humbjet në Buxhet nga përjashtimet dhe lehtësitë e TVSH-së arrijnë në 91.3 miliardë lekë. Një e dhënë tjetër që tregon boshllëkun e krijuar në Buxhet nga këto politika fiskale është fakti se në vitin 2019 u mblodhën 59% më pak të ardhura nga TVSH-ja.

Eksperti Gjokutaj mendon se rruga e duhur përpara është vetëm lufta ndaj evazionit fiskal dhe jo ulja e TVSH-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA