Tmerr në det: Policët francezë hapin zjarr mbi gomonen me emigrantë!

03/10/2021 10:43

Policia franceze hapi zjarr mbi emigrantët e ndodhur në një gomone pranë Dunkirkut me qëllimin t`i ndalonte kalimin e paligjshëm drejt Britanisë.

Mbi klandestinët u përdorën plumba gome. Të shtënat ndodhën kur kishte rënë nata dhe tetë kurdo-iranianë kanë shtyrë në det gomonen me të cilën duhet të udhëtonin të paktën 40 emigrantë.

Dy emigrantë u goditën nga plumbat e gomës, që në fakt, sipas mediave britanike, kanë pasur efekte të ngjashme me ato të një plumbi të vërtetë. Njëri prej tyre, 24 vjecari Juanro Rasuli u dërgua në spital me këmbë të plagosur, tjetri ka frakturë në njërën dorë. Rasuli ishte aq i tmerruar sa nuk pranoi të fliste për gazetarët.

Sekretarja britanike e punëve të brendshme, Priti Patel kishte kërcënuar më herët t`i pezullonte 54 milionë paundët që Londra do t`i paguante qeverisë së Francës për patrullimin e plazheve në veri të vendit, me arsyetimin se pala franceze nuk po bën sa duhet për të ndaluar fluksin e emigranteve të paligjshëm drejt Anglisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA