Shtëpia e re, kushton më shtrenjtë/ Janë rritur nga 25 % deri në 100 % çmimet e lëndëve të para për mobilim

03/10/2021 19:39

Një çifti të ri, mobilimi i një apartamenti 1+1 para pandemisë kushtonte?

Mobilimi i një apartamenti 50 metra katror para pandemisë kushton 12 mln lekë të vjetra”, thotë Enea Stavre.

Ndërsa sot mobilimi i të njëjtit apartament, çiftit të ri i kushton më shumë.
Ndërsa i njëjti mobilim, i njëjti apartament me të njëjtën sipërfaqe duke përfshirë, vjetra, pllaka e çdo gjë tjetër kushton 20 mln lekë të vjetra”.

Pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë nuk u rrit vetëm çmimi i apartamentëve. Të blesh një apartament sot në Tiranë duhet të paguash 400 euro më shumë për metër katrorë, ndërsa mobilimi i këtij apartamenti aktualisht të kushton 8 milion lekë më shumë se para pandemisë. Pas heqjes së kufizimeve në botë industria e drurit, hekurit dhe pëlhurave u përball me fluks kërkesash. Mungesa e bazës materiali solli rritje të çmimi të mobiljeve.

“Entjevin e kemi të rritur me 70%, melaminën me 25% Gjithashtu edhe aksesorët e mobilimit janë rritur me 25% . Dalim në një konkluzion që rritje e mobilimit është ndikuar si fillim nga rritja e vendeve që prodhojnë. Konkretisht: çmimi i tabakut të melaminës ka qenë 2500 Lekë ndërsa tani ka shkuar 5500 Lekë. Çmimi i entjevit varet direkte nga importi i Kanadasë dhe ky material është rritur nga 70-100%. Para pandemisë entjevi kushton 4500 Lekë ndërsa tani kushton 9000 mijë lekë. Gjithashtu edhe vetrata e xhamit janë rritur nëse flasim për cilësinë e parë nga 170 euro që kushtonte metri katror para pandemisë sot kushton 250 euro metri katror”, thotë Stavre.

Një familjeje të re në Shqipëri sot i kushton më shumë banesa, mobilimi, ushqimi, karburanti, pavarësisht kësaj rrogat mbesin të njëjta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA