Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet në rrugë operative dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “volvo” që drejtohej shtetasi F. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në serdilet e pasme të mjetit, në një vend të përshtatur janë gjetur 17 pako të mbështjella, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 20 kg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Gjithashtu në djalje të RSH pas verifikimeve të të dhënave në Sistemin TIMS, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “alfa romeo” që drejtohej nga shtetasi V. K., si dhe udhëtonin si pasagjerë shtetasit L. L. dhe K. K. (të tre shtetas gjerman).

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, në bagazhin e automjetit, në vendin e gomës rezervë u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
———-
Si dhe nga kontrolli i ushtruar në vijën dytë i automjetit tip “Renault” me drejtues shtetasin H. D. dhe pasagjere shtetasen M. C., (shtetas francez), u gjetën 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe proceduan penalisht shtetasit V. K., 19 vjeç; L. L., 18 vjeç;
K. K., 19 vjeç, banues në Gjermani;
H. D., 32 vjeç dhe M. C., 40 vjeçe, banues në Francë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA