Një shtetas shqiptarë është dënuar nga një gjykatë franceze për djegien me acid të ish bashkëshortes së tij.

Nexhmedin Dardha u dënua me 20 vite burg nga gjykata në qytetin Assize dhe dëbim në Shqipëri në përfundim të dënimit.

Në vitin 2006, Nexhmedin Dardha në prezencë të dy vajzave, lëshoi në sasi acidi në fytyrën e ish bashkëshortes duke i shkaktuar djegie të shkallës së dytë në fytyrë dhe trup.

Sipas prokurorit francez, Nexhmedin Dardha pas ndarjes shfaqi doza të forta xhelozie për ish bashkëshorten.

Dardha në këtë krim bashkëpunoi edhe me dy shqiptarë të tjerë të arrestuar e dënuar tashmë.

Njëri prej tyre u dënua me 10 vite burg ndërsa tjetri 5 në një kohë kur Nexhmedin Dardha për ti shpëtuar ndëshkimit ishte kthyer në Shqipëri.
Arratia do të merrte fund në vitin 2019 kur ai udhëtoi drejt Italisë nga ku u zbulua se ishte në kërkim nga Interpoli dhe më pas u ekstradua drejt Francës.

Gjatë procesit gjyqësor në Francë, Nexhmedin Dardha pretendonte pafajësinë dhe i tha gjykatës se ishte i pafajshëm për akuzën e ngritur.

Por njëri prej bashkëpunëtorëve në krim duke dhënë dëshmi përpara gjykatës u shpreh se Nexhmedini donte ta shpërfytyronte atë me veprimin që ndërmori, në mënyrë që asnjë burrë mos ti afrohej, pas problemeve të nisura në vitin 2004 dhe kulmuan me divorc në 2006-ën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA