Të rinjtë e papunë mund të shkojnë në BE, blloku program për rininë!

02/10/2021 14:51

Programi i Komisionit të BE-së, ALMA është nisma më e re që synon të ndihmojë të rinjtë pa kualifikim profesional dhe pa punë, por me mundësi për të punuar diku në Europë si në Spanjë, Itali apo në Poloni.

Qëllimi i tij është t’i krijohen mundësi të rinjve për t’u punësuar dhe për të fituar përvoja përmes shkëmbimit brenda vendeve të BE-së. Komisioni Europian ende nuk ka bërë të ditura detajet për programin dhe se cilat grup-moshe nga brezi i ri do të përfshihen në të. Sidoqoftë viti 2022 do të shpallet si viti i rinisë, thotë DW.

Me këtë synohet që të vlerësohet rinia, e cila në kushtet e pandemisë ka vuajtur pasojat e masave kufizuese. Në fjalën e saj në Strasburg së fundi për gjendjen e unionit presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, theksoi, se rinia meriton më shumë dhe duhet të dëgjohet zëri i saj. Kjo është arsyeja përse Brukseli është i interesuar të verë në jetë programin “ALMA”, që do të thotë: Aim, Learn, Master, Achieve.

Të rinjtë pa zanat dhe të papunë do të kenë mundësinë të kryejnë kurse arsimimi ose të gjejnë një punë duke udhëtuar në vendet e BE-së për të fituar eksperiencë.

Pjesëmarrësit në këtë program do të përfitojnë një asistencë për të përballuar shpenzimet e udhëtimit, të akomodimit dhe për të mbuluar të tjera nevoja bazike gjatë periudhës që janë jashtë vendit të tyre. Ata do të marrin një trajnim përpara, gjatë dhe pas zhvendosjes në një vend tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA