Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Turqinë se mund të rrezikojë shumë më tepër në marrëdhëniet dypalëshe nëse blen armë tjera nga Rusia.

Deklarata erdhi pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u takua me homologun rus Vladimir Putin para disa ditësh dhe diskutuan shtimin e bashkëpunimit ushtarak, duke përfshirë këtu avionët ushtarakë e ndoshta edhe nëndetëset. Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka injoruar paralajmërimet e SHBA-së më 2017 për të mos blerë sistemet ruse për mbrojtje S-400.

Aleanca druhet se ky veprim mund t’i rrisë kapacitetet e Rusisë për të shënjestruar pajisjet ajrore të SHBA-së dhe Europës Perëndimore. “Ne i kemi bërë thirrje Turqisë në secilin nivel dhe mundësi që të mos blejë sistemet S-400 dhe të përmbahet nga blerja e ndonjë pajisjeje tjetër ushtarake nga Rusia”, ka thënë zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman.

Sherman ka përsëritur se S-400 nuk janë sisteme të “operueshme me sistemet e NATO-s”. Si përgjigje ndaj blerjes që ka bërë Turqia, SHBA-ja e largoi atë nga programi i avionëve të saj luftarakë F-35.

Në këtë program kanë qenë të përfshira disa kompani turke dhe Ankaraja thotë se ka paguar për rreth 100 avionë, por nuk i mori asnjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA