Mediat serbe përcjellin lajme tensionuese, sipas të cilave njësitë e armatosura special të Kosovës janë rikthyer në kufi, pavarësisht marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërsa forcat e KFOR-it, thonë ato  “rrinë e vërshojnë nga larg”.

Sërish tensione në Jarinjë, shkruan B92, ROSU kthehet i armatosur! Shtypi kosovar raporton sakaq se disa serbë  protestues serbë nuk po largohen dhe janë ata që kanë krijuar ngërcin, duke detyruar të ndalojë dhe një autokolonë të policisë së Kosovës që po interesohej për një kamion i cili vazhdon të mbajë të bllokuar njërën anë të rrugës.

Një përfaqësues i Policisë u afrua të komunikonte me protestuesit për t’i pyetur rreth atij kamioni, megjithatë është larguar pas pak çastesh pa ndonjë përgjigje. Më pas, përfaqësuesi i Policisë ka pasur edhe një komunikim me përfaqësues të KFOR-it, dhe janë tërhequr përsëri në pozicionin fillestar, para se të nisnin largimin.

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është dëgjuar teksa thotë se “Ne e kemi planin tonë”!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA