Dy vajza janë arrestuar në lagjen Nr.14 tek “Ura e Dajlanit” pasi ushtronin prostitucion.

Ato janë përkatësisht të moshave 29 e 38 vjeçe dhe akuzohen për veprën penale “Prostitucioni”.

“Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u  arrestuan në flagrancë 2 shtetase 29 e 38 vjeçe  për veprën penale “Prostitucioni”, pasi janë kapur në lagjen Nr.14 tek “Ura e Dajlanit” duke ushtruar prostitucion”, sipas policisë.

Durrës

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrance dhe  4 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin L. A, 39 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Shkallës së Parë Krujë  për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

…..

Specialistët për Hetimin e Krimive  në Komisariatin e Policisë Durrës  arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin L.P., 29 vjeç, banues në Durrës.   Ky shtetas  dyshohet se  në lagjen Nr.14, Durrës,  tek tregu i makinave ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K.K., 29 vjeç, banues në lagjen Nr.14,  Durrës, i cili ndodhet në spitalin Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u  arrestuan në flagrancë 2 shtetase 29 e 38 vjeçe  për veprën penale “Prostitucioni”, pasi janë kapur në lagjen Nr.14 tek “Ura e Dajlanit” duke ushtruar prostitucion.

…….

Nga Specialistët e  Qarkullimit Rrugor  në DVP Durrës  u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasi F.S., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi  u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford” pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta