Qeveria e Kosovës sqaroi se fillimisht ushtarët e KFOR-it do të vendoseshin në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë para se të largohen njësitë speciale të Policisë të Kosovës dhe largimi i barrikadave nga serbët lokalë.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherazi shefi i delegacionit kosovar në Bruksel, Besnik Bislimi,  tha se tashmë kanë gati 300 mijë pako me nga katër letra ngjitëse që do të fillojnë t’ua vendosin veturave nga Serbia, që nga 4 tetori.

Bislimi u shpreh se Beogradi i ka krijuar tensionet ne veri që alarmuan bashkësinë ndërkombëtare dhe theksoi se në të ardhmen,  priten dhe masa tjera  reciprociteti. “Zhvendosja në kufi sot është e njëkohshme”, u shpreh ai.

“Ne shpresojmë që Serbia ta implementojë në tërësi marrëveshjen e arritur në Bruksel. Në rast se vërejmë deformime në terren, atëherë do të detyrohemi të ndërhyjmë.

Por, kjo as nuk kufizon, as nuk hap hapësira për intervenime në fusha të tjera”, ka deklaruar zv/kryeministri, qe e nënvizoi se “është e logjikshme të priten edhe vendime të tjera që tregojnë vendosjen e plotë të principit të trajtimit të barabartë të palëve në marrëveshjet apo në marrëdhëniet reciproke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA