22/12 11:14
Qyteti Rockport ishte pjesë e shtetit Utah në SHBA që u themelua në vitin 1860.
Ai u braktis nga banorët në vitin 1957, kur autoritet vendosën që këtë territor në Rockport ta shndërrojnë në një liqen artificial.
Në këtë territor jetonin rreth 200 banorë, shtëpitë e të cilëve u mbuluan nga uji, me qëllim që të arrihet sipërfaqja e nevojshme e ujit.
Tani, 64 vite më vonë, për shkak të thatësirës ekstreme ky qytet ka dalë sërish mbi sipërfaqen e tokës.
Devon Deëey po testonte dronin me të cilin arriti të kapte disa fotografi të qytetit Rockport nga ajri, ndërsa mund të shihen edhe rrugët e vjetra.
Top Channel