Kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Kosovës e kishte dënuar me burg. Akuzohet për…

02/10/2021 10:04

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia njofton se 33-vjeçari, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim,“Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“ dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin.

“Shërbimet e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës, pas ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve bënë kapjen në Plazhin e Durrësit dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit:

A. F., 33 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamneti Special), ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës”, njofton policia.

Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta