Fermerët e Kivit në Vlorë zgjedhin bimët që u japin më shumë të ardhura
02/10/2021 19:44
Ky është 72 vjeçari Qazim Muhameti fermer nga fshati Llakatund i Vlorës i cili ishte i pari që kultivoi kivin në Vlorë.
Farën e mori nga Italia, nga 300 rrënjë sot ka një mijë rrënjë. Për dhjetë vite rresht ai ka kultivuar varjetetin e Kivit, edhe pse me vështirësi për ta tregtuar.
Edhe pse bujqësia ka vështirësi ai ndihet i kënaqur, pasi edhe uljen e çmimit të naftës nga qeveria është një tjetër lehtësim për fermerët.
Një tjetër bimë siç është Goji Berry, Qazimi tregon se është një bimë e ardhur nga Azia dhe “bombë” vitaminash.
Fermerët kërkojnë që të ketë një magazinë të madhe e cila do të mbledh gjithë prodhimin e fushës, mos të rrinë me orë të tëra në pritje për të shitur mallin.
Top Channel