Britanikët që udhëtojnë jashtë kufijve, tani duhet ta heqin targën historike GB, ose ta mbulojnë me një letër ngjitëse ku shkruhet UK.
Vetëm kështu do të mund të lëvizin drejt një vendi europian. Udhëzimet e reja që i kanë hutuar britanikët, përkojnë me ditët e ngërçit për targat në veri të Kosovës, një situatë kjo e cila u zgjidh, të paktën përkohësisht përmes bisedimesh të ndërmjetësuara nga BE-ja, me vendosjen e letrave ngjitëse në automjetet e secilës palë kur kalojnë në territorin tjetër.
Tani, me dicka të ngjashme po përballen dhe anglezët. Kjo pasojë e Brexitit do t`i kushtojë atyre 1,5 paundë.
“Shoferët duhet të mbajnë mend se numrat e targës mbi sfondin blu dhe shkronjat “GB” në krah të tyre pranë yjeve të verdhë europianë, nuk janë më të vlefshëm”, thanë zyrtarët vendas. Sipas BBC-së, do të ketë gjoba të ndryshme nëse këto rregulla nuk respektohen.
Ata që refuzojnë t`i hiqen targat e vjetra, rrezikojnë të mos hyjnë dot në disa vende europiane.
Top Channel