Big, supermarketi i shqiptarëve vjen me imazh të freskët!

02/10/2021 18:11

Big Market, rrjeti më i madh shqiptar i supermarketeve ka vendosur të sjellë freskinë e produkteve edhe në imazhin e tyre të ri. Të pranishëm në çdo lagje dhe qytete, Big Market është një nga promovuesit kryesorë të produkteve bio shqiptare, të sjella shpesh herë direkt nga fermat dhe vreshtat më të mira në vend.

Big Market, rrjeti më i madh shqiptar i supermarketeve ka vendosur të sjellë freskinë e produkteve edhe në imazhin e tyre të ri.

Të pranishëm në çdo lagje dhe qytete, Big Market është një nga promovuesit kryesorë të produkteve bio shqiptare, të sjella shpesh herë direkt nga fermat dhe vreshtat më të mira në vend.
Imazhi i ri BIG reflekton traditën e tyre prej disa dekadash tashmë, në ofrimin e produkteve cilësore dhe shërbimit ndaj klientit.
Rafinimi dhe përfaqësimi i emrit të tyre nën simbolin e zemrës, lajmërojnë një epokë të re dashurie për freskinë, cilësinë dhe komunitetet ku kompania operon me shumë dedikim.

Me këtë ripërkufizim në imazh, kjo markë e shndërruar në një traditë dhe krenari vendase, duket se qëndron pranë shqiptarëve edhe nëpërmjet shijeve më të mira estetike.

Në komunikimin që patëm me Znj. Elona Koshi – CEO e Bigalb Group, ajo u shpreh se ky ndryshim në imazh erdhi si zhvillim i natyrshëm i ruajtjes së cilësisë dhe shërbimit ndaj shqiptarëve.

Znj. Koshi lajmëroi gjithashtu se kjo risi në imazh do të shoqërohet edhe me ristrukturim të marketeve, duke synuar ruajtjen e freskisë dhe promovimin e kujdesit ndaj klientëve, në të gjitha vizitat e tyre në hapësirat BIG.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA