
38 avionë ushtarakë kinezë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, inkursioni më i madh ky i ketij lloji nga ana e Pekinit.
Ministria tajvaneze e mbrojtjes deklaroi se mes tyre kishte edhe bombardues me kapacitet bërthamor si dhe të paktën një avion anti-nëndetëse. Ishulli u përgjigj duke vënë në gatishmëri ushtrinë; ai mblodhi avionët e tij ushtarakë dhe përgatiti sistemet raketore. Kina e sheh Tajvanin si territor të sajin, ndërsa ai e konsideron vetëm shtet Sovran.
“Prej një kohe të gjatë tashmë, Pekini po angazhohet në agresion ushtarak, duke dëmtuar paqen rajonalë”, deklaroi kryeministri tajvanez Su Tseng-chang. Vete qeveria kineze, që kremton 72 vjetorin e themelimit të republikës popullore të Kinës, nuk ka bërë asnjë koment. Megjithatë, më herët ajo është shprehur se fluturime të tilla synojnë mbrojtjen e sovranitetit dhe shënjestrojnë gjithashtu bashkëpunimin mes Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zona e mbrojtjes ajrore është një zonë jashtë territorit të një vendi dhe hapësirës kombëtare të tij, ku avionët e huaj identifikohen, kontrollohen dhe monitorohen në interes të sigurisë, megjithatë teknikisht, ajo mbetet hapësirë ajrore ndërkombëtare.
Top Channel